Në aksionin e përbashkët të doganës dhe policisë të realizuar më 5 gusht në rrugën Vranjë – Vladicin Han u zbuluan 170 kilogramë duhan i grirë pa dokumentacion të pagesës së detyrimeve të importit.
Duhani i paketuar në 17 qese me nga 10 kilogram është gjetur në makinë, “VW Passat” me targa të Bujanocit, me të cilin po drejtonte një shtetas 31-vjeçar, i kombësisë shqiptare, nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit.
“Me ftesë të oficerëve të policisë nga Vranja, të cilat janë bazuar në informacionet e mbledhura më herët, kanë ndalur veturën në rrugën në mes të Vranjës dhe Vlladiçin Hanit, doganierët nga Departamenti i Anti-kontrabandës kanë mbërri menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer kontroll të plotë”, thuhet në kumtesën e Doganës së Serbisë, transmeton Titulli.com.
Kështu në bagazhin dhe ulëset e pasme janë gjetur 170 kilogramë e duhanit të grirë për të cilat shoferi ka pohuar se i janë sjell nga Kosova për t’i transportuar për një pagesë deri në Leskocë. /Titulli.com/