Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që pësuan sot në vendin e punës, nga shpërthimi në Termocentralin “Kosova A”.
“Me keqardhje e mora lajmin për tragjedinë në Termocentralin “Kosova A”, ngushëlloj familjarët, të afërmit dhe shokët e viktimave që pësuan sot në vendin e punës. Lus Zotin, që ata t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa familjarëve e të afërmve t’u jap sabër e gajret dhe me durim ta tejkalojnë dhimbjen për humbjen e të dashurve të tyre! Kurse, të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejt dhe kthim pran familjeve e shoqërisë”, thuhet në letrën e myftiut Tërnava.