Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Vjedhje e rëndë” që është regjistruar në fshatin Malishevê të komunës së Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative, nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, i cili është hasur duke tentuar ta shes një pushkë gjuetie.
“Arma dyshohet se ishte vjedhur në një shtëpi, pronari i të cilës gjendet jashtë vendit. Po ashtu pas hetimeve në vazhdim janë gjet prova se dyshohet që aty ishte vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë edhe tri armë tjera të gjata (dy pushkë gjuetie dhe një kallashnikovë̈) si dhe municion”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Nga ana e Policisë̈, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit janë konfiskuar edhe ato dy pushkë gjuetie, por jo edhe arma automatike AK- 47, e cila po kërkohet.
Zëdhënësi Hashani thotë e pas intervistimit në prezencën e trupit mbrojtës, të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet nê Prokurori themelore si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Vjedhje e rëndë”. /2LONLINE.com/