Koordinatorja për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, prokurorja Laura Pula, ka njoftuar se sot Policia e Kosovës, së bashku me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar një rast lidhur me pengimin e procesit zgjedhorë.
Pula, ka thënë se deri dje kanë arritur 15 lëndë me 19 persona për të cilët ka dyshime që kanë kryer vepra penale në drejtim kundër të drejtës së votimit.
“Ju informoj të gjithëve se sot në ditën e votimit deri në këto momente Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e Pejës ka iniciuar edhe një rast tjetër lidhur me pengimin e procesit zgjedhor në fshatin Cercë, ku një person përgjegjës ka dashur që ta pengoj procesin zgjedhor duke e mbyllur shkollën. Pas intervenimit të institucioneve gjegjëse është eliminuar ky problem dhe procesi vazhdon në rrjedhën më të mirë”, ka thënë Pula.