Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën, femër, dhe më pas ka qëlluar veten.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.