Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të klasifikuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, që është regjistruar në Tërpezë të Vitisë, ku sipas policisë, një i dyshuar ka tentuar qe ta sulmojë me një mjet të fortë (shufër) viktimën, punëtor ne “Eco-Higjena”.
“Ankuesi, një punëtor në Eco-Higjiena”, i raporton policisë së Kosovës në Viti, se deri sa ishte duke i bartur kontejnerët e mbeturinave në fshatin Tërpezë, aty ka dalë në rrugë i dyshuari dhe nga revolta pse nuk është tërhequr edhe kontejneri i tij, ka tentuar që ta sulmojë me një mjet të fortë (shufër) viktimën, por kanë ndërhyrë punëtorë te tjerë dhe nuk kanë lejuar që të vije deri te përleshja fizike”, ka thënë toger Hashani.
Sipas tij, i dyshuari është arrestuar nga policia ku edhe është intervistuar lidhur me rastin, derisa prokurori i shtetit urdhëron që rasti të procedohet në gjykatë.