Ndeshja mes Gjilanit dhe Flamurtarit u shoqërua me tensione në fushë, por edhe reagime të më vonshme.
Të gjitha iu adresuan referit gjakovar Kreshnik Vula, i cili sipas gjilanasëve dëmtoi Gjilanin në ndeshjen që e humbi në stëpi, 0:1 ndaj Flamurtarit.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të ndeshjes pati tensione, teksa gjyqtarët e ndeshjes ishin të ngujuar në dhomat e zhveshjes.
Sport Club “Gjilani” ka reaguar përmes faqes zyrtare, derisa ka paraqitur pamjet filmike në lidhje me vendimet e Vulës.
Rasti i parë ishte qysh në minutën e parë të ndeshjes, teksa mbrojtësi Granchov e kap në stilin e ‘mundjes’ sulmuesin Fiton Hajdari, ndërkohë Vula serish heshti. Një tjetër rast diskutabil ndodhi edhe në minutën e 53-të të ndeshjes, teksa mesfushori Arbnor Zeqiri luajti me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjakovar ndeshja duhet të vazhdonte.
Gjilanit me këtë humbje i vështirësohen punët në luftën për mbijetesë, pasi tashmë është në zonën e kuqe të barazhit.