Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim, tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha.
Ai ka thënë se bashkë me u.d. të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Visar Dërmaku, dhe përfaqësues të shkollës së muzikës në Kamenicë, kanë diskutuar për krijimin e mundësive e hapësirës për artistë si z.Tusha për ndarjen e përvojave e eksperiencave për të rinjët në këtë shkollë, si dhe rikthimin e manifestimit “Flaka e Janarit” që e sjell Tushën në Kosovë.
“Një artist i rangut të tillë nderon Kamenicën me vizitën e tij”- tha Rahimaj. /2LONLINE/