Gjykata e Brasilias me një vendim urgjent ndikoi për dy pauza, nga një për çdo pjesë.
Një gjykatë braziliane vendosi detyrimin e një pushimi të shkurtër për t’iu lejuar lojtarëve që të rehidratohen gjatë ndeshjeve të Botërorit në rast të temperaturave të larta. Gjykata e Brasilias me një vendim urgjent ndikoi për dy pauza, nga një për çdo pjesë, të cilat duhet të kryhen pas rreth gjysmë ore lojë në rast të kalimit të kufijve të indeksit, WBGT, “Wet Bulb Globe Temperature” që merr në konsideratë temperaturën që kalon 32 gradë, lagështinë e ajrit si dhe perceptimin e të nxehtit. Fifa e priti vendimin e gjykatës duke siguruar aplikimin e tij.
Rregullat aktuale nuk parashikojnë pauza të detyruara, por në varësi të arbitrit. Deri më tani bëri të ditur Fifa, asnjë ndeshje nuk u ka kaluar 32 gradët e indeksit WBGT, duke u ndalur në maksimumi 28 gradë. Arenat botërore më të rrezikuara për ta arritur janë ato të vendeve me përqindje lagështie të lartë si Manaus, Salvador dhe Fortaleza.
Ndërkohë në Rio De Janeiro u zhvillua një takim për sigurinë mes Fifa-s, autoriteteve braziliane, të përfaqësuara nga përgjegjësit e Ministrive të Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Sportit si dhe të Komitetit Organizator lokal. Për të garantuar rendin publik do të rritet prezenca e agjentëve gjatë ndeshjeve duke nisur nga takimi mes Belgjikës dhe Rusisë i programuar për këtë të dielë në Rio. Me atë rast 1037 steward dhe 3000 agjentëve që ishin prezentë për ndeshjen Kili-Spanjë do t’iu shtohen edhe 600 policë. Rritja e masave të sigurisë u vendos pas episodit të 300 tifozëve kilianë që depërtuan në sallën e konferencave të shtypit me rastin e ndeshjes mes Kilit dhe Spanjës, çka solli dhe arrestimin e 87 prej tyre. Për të garantuar sigurinë janë parashikuar më shumë kontrolle dhe një prezenca e rritur e personelit në hyrjet e stadiumeve si dhe në tribuna.