“Me pikëllim të thellë, sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të publicistit, gazetarit, kritikut e poetit, studiuesit por edhe bashkëpuntorit e shokut tonë, Ramadan Musliu.
Ky lajm i trishtë, na ka pikëlluar të gjithëve e posaçërisht neve që për vite me radhë, rrugëtuam së bashku në aktivitete të ndryshme politike e kulturore.
Dani, siq e thërrisnim ne, na la shumëçka, një krijimtari të terë, e cila do të jetë një pasuri kombëtare e jona.
Si një artist i vërtetë, ai do të jetë përherë në kujtimet tona dhe puna e tij do të shërbejë si frymëzimi më i mirë për fëmijët tanë, për brezat tjerë që do të vijnë, duke mbjellë kështu ndjenjën e dashurisë mes njerëzve.
Andaj, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kujtimi për poetin e kritikun letrar, por edhe gazetarin e bashkëpuntorin tonë Ramdan Musliu, do të jetë i përhershëm!
Ngushëllime e nderuara familje Musliu dhe gjithë juve shokëve, miqve dhe atyre që e njohën.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Me respekt, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
***
Një biografi e shkurtër e Ramadan Musliut
Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studjues i lindurmë 31 maj 1954 në Beguncë të komunës së Vitisë.
Studioi Letërsinë dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës, ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.
Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Në periudhën 1977 – 1980 punoi si profesor i lëndës Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”.
Për gjatë viteve 1981-1993, ishte gazetar i Rubrikës së Kulturës në gazetën e përditshme Rilindja. Ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala”, redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Poashtu, drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”, dhe revistën letrare “Kalendari letrar”.
Ramadan Musliu, ishte recenzent i shumë librave nga autorë të ndryshëm dhe ndër kritikët letrar më të shquar të kohës sonë.
Ndërsa, në aspektin politik, ishte kryetar i këshillit nismëtar dhe kryetar i parë i degës së LDK-së në Viti, pastaj deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.