Telegram ngushëllimi nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas ndarjen nga jeta të veteranit të Arsimit, Fehmi Ramadani.
E nderuara familja Ramadani!
Me pikëllim të thellë morëm sot lajmin për vdekjen e Fehmi Ramadanit, pedagogut, veteranit të arsimit, profesorit të çmuar dhe njërit ndër kontribuuesit më të madh të arsimit shqip në komunën e Vitisë. Profesor Fehmi Ramadani, do të mbahet mend për kontributin e tij të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në fushën e arsimit ndër vite përfshirë edhe në kohën e okupimit.
Lajmi për ndarjen nga jeta të tij, ka prekur të gjithë në veçanti ata që duan arsimin. Profesori Fehmi mbetet i respektuar edhe për angazhimi i tij të vazhdueshëm në trajtimin e çështjet publike dhe aktivitetin humanitar.Prandaj në emrin e Komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dua të shprehi ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që njohën veteranin e arsimit e në veçanti familjes Ramadani në Smirë.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë