Telegram ngushëllimi i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e ndarjes nga jeta të kolonelit të FSK-së në pension, Skender Halitit
E dashura Familje Haliti,
Të nderuar, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit,
Unë me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë pjestarët e FSK-së , jemi të tronditur thellë me lajmi e hidhur me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, eprorit të TMK-së, FSK-së, si dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë të sapo-pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Skënder Halitit.
Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi.
Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burr me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë.
Andaj , Familje e dashur Haliti, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit, mbi dhembjen e madhe që kemi së bashku, të kemi krenarinë për jetën dhe veprën madhështore të tij në shërbim të Lirisë e Pavarësisë së Kombit dhe Atdheut.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me dhimbje,
Armend Mehaj
Ministri i Mbrojtjes