Mes një qetësie kumbëlluese që trumbetonte tërë qenien time, aty shiheshin turma njerëzish tek koketonin njëri-tjetrin për t’i shprehur mendimin e tyre, sfidën e tyre jetësore – pamundësinë e tyre për tu shprehur si gjithë të tjerët.
Shkruan: Premtim Fazliu
Shkatërrues ishte ndjenja që përvëlonte shpirtin tim duke parë të gjithë ata, të cilëve iu është shembur e tërë bota mbi supet e tyre, atyre që se dëgjojnë dot as këngën e bukur të bilbilit, as himnin kombëtar e as fjalët e dikujt që i thotë se JAM PËR TY E JAM ME TY!
Për një moment të duket vetja aq i pafuqishëm për të bërë diçka që do i lehtësonte barrën e komunikimit të gjithë atyre që gjuha e vetme e tyre janë duart e tyre.
Dhe…
Nganjëherë mendon se si ti gjendesh aty mes tyre, e nuk je një prej tyre.
Dhe
Papritmas, ti kupton se ky ishte fati i fatkeqësisë së tyre, dhe se një hap i vogël i juaji mund të jetë jetik për ta. Aty kupton dhe ndjen se ti nuk je i padobishëm, mjafton të solidarizohesh me ta, të mundohesh t’ja lehtësosh rutinën e jetës se kaq i mjaftonte.
Modest, të afërt dhe jashtëzakonisht bujarë.
Ata ishin komuniteti i shurdhër që takova këto ditë.
Unë, Premtim N. Fazliu – do të jem zëri juaj aty ku dora juaj nuk mund të zgjatet!