DYLON

Policia përcjelli eskortën e Presidentit Thaçi gjatë vizitës së tij në Bërnjak dhe te Liqeni i Ujmanit

Policia përcjelli eskortën e Presidentit Thaçi gjatë vizitës së tij në Bërnjak dhe te Liqeni i Ujmanit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante sot (29.09.2018), ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit.

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar”, njofton Zyra për Informim e PK-së.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore..

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.