(2L ONLINE) – Ars Clubi “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, kësaj të shtuneje, vazhdon veprimtaritë letrare, me përurimin e librit me tregime “Fundi i heshtjes” të autorit gjilanas, Muhamet Halilit.
Libri është botuar kohë më parë, nga Shtëpia Botuese ‘Beqir Musliu” dhe, ka gjithsejt njëzet tregime, të shtrira brenda katër cikleve, me një rrëfim të shlirshëm e të çiltër të përdishmërisë sonë.
Në restaurantin AMIA ( prapa hotelit “Kristal”) ku do organizohet ky akt solemn me rastin e daljes në dritë të këtij libri, i cili u mbështet financiarisht nga Komuna e Gjilanit, nën udhëheqjen e Tahir Arfit, pritet të flasin, redaktori i librit, Sabit Rrustemi pastaj recensentët Imer Topanica e Avni Rudaku si dhe poeti e eseisti, Arsim Halili. /2L ONLINE/