Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, të shtunën (13 maj 2017) organizohet turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”.
Në këtë turne memorial të boksit pritet të marrin pjesë boksierët nga Shqipëria, Çekia, Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku dhe Kosova.
Matja zyrtare bëhet nga ora 12-13h. Ndërsa duelet fillojnë në ora 17:00.
Gjyqtarë: Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Granit Qorri. Delegat : Sylejman Voca
Për më të mirët e këtij turneu memorial, parashihen kupa dhe mirënjohje.
pra, turneu mbahet me fillim në ora 17:00, në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti”.