FC Drita do të ballafaqohet me Llapin në javen e gjashtëmbëdhjetë ne Superlige.
Për këtë ndeshje dhe për secilën janë të mirëseardhur tifozët, si lojtari i 12-të në përkrahje të klubit të zemrës.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nga ora 13:00 dhe tashmë tifozët e Dritës kanë filluar përgatitjet.
Në profiling e tyre zyrtar në Facebook, “Intelektualët” kanë shkruajtur:
“Këtë të shtune, rikthehemi në tribinë, në përkrahje të klubit tonë të zemrës, që luan ndeshjen e rradhës shum të rëndësishme, përballë Llapit. Drita ka nevojë për përkrahjen e të gjithë Intelektualëve në rrugën drejt fitores, andaj të shtunën duhet të jemi sa më të bashkuar mbrapa transparentit, për vetëm një qëllim: t’i mbështesim maksimalisht djemtë tanë Bardhë e Kaltër.
Mblidhemi në Champions Bar prej orës 11:30 dhe marshojmë pastaj bashkarisht drejt stadiumit!!
N’zemrën tonë veq TI je”.