Drita dhe Llapi do të zhvillojnë njërën ndër ndeshjet kryesore në javën e gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy skuadrat që pretendojnë titullin kampion këtë edicion do të përballen të shtunën me fillim nga ora 13:00 në Gjilan.
Kjo përballje mund të jetë vendimtare për fatin e dy skuadrave në fundin e stinorit vjeshtor, derisa fitorja do të ishte imperativ në garën për titullin kampion.
Të dy këto skuadra mund të kenë mungesa të theksuara në përbërje.
Xhevdet Shabani i Drites ka pësuar një zgjatje muskulare në duelin miqësor të mesjavës të cilën Drita e triumfoi ndaj Vllaznisë së Pozheranit.
Shabani u largua mes dhimbjeve, ndërkohë që shënoi dy gola në këtë përballje.
Mbetet të shihet nëse do të arrijë të riaftësohet i plotë për duelin e së shtunës.