Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, se rastit ju kanë përgjigjur njësitet patrulluese të nënstacionit të Zhegrës të cilët kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Po ashtu aty kanë dal edhe njësitet e hetimeve rajonale dhe të Krim teknikës si dhe njësitet të stacionit policor të Gjilanit.
“Njësitet e hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja të shkrepura. I dyshimti është arrestuar nga policia dhe nga ai është konfiskuar arma nga e cila besohet se është gjuajt”, ka bërë të ditur hashani.
Sipas tij, vajza e cila ka pësuar është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Hashani tha se me vendim të prokurorit të Qarkut i dyshimti është ndalë në mbajtje për 48 orë ndërsa sipas hetimeve të para besohet se motivet e incidentit mundë të jenë mosmarrëveshjet e mëhershme që i dyshimti kishte pas me viktimën.
Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar nga njësitet rajonale të hetimeve./2lonline/