Nëse iu referohemi masave që po ndërmerren kundër virusit COVID-19, sigurisht që mbyllja nuk është e lehtë po duhet të adaptohemi me rregullat dhe rekomandimet nga profesionistet shëndetësor. Një gjë është e rëndësishme se duhet të kemi qasje pozitive edhe në rrethanat e tilla në të cilat jemi pa fajin tonë, por për shëndetin tonë.
Shkruan: Bekim Selishta
Çdo epidemi i ka pasojat e veta, si në aspektin social, po ashtu edhe atë ekonomik.
Kur jemi te aspekti social, e dimë që jemi të “privuar” nga lëvizja e lirë e shoqërimi grupor. por duhet të mos të krijojmë panik, ta menaxhojmë veten tonë e të mos krijojmë pakënaqësi brena habitatit familjar, me anëtarët e familjes, por duhet të kemi qasje pozitive sepse ndryshe munden me fillua problemet e panevojshme brenda familjes me pasoja negative.
Edhe ne aspekt global relacionet sociale janë në krizë pasi si pasojë e izolimit fillojnë edhe krizat sociale. Karantina ose izolimi për një kohë më të gjatë, kuptohet se mundet me ndikua negativisht, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe social pasi nuk munden me u zhvillua siç duhet punësimi, edukimi, ekonomia, shit-blerjet normale për produkte të nevojshme, pastaj shoqërimi, shëtitja në kohën e lirë, sporti e rekreacioni, etj.
Por edhe në këto situata duhet gjetur shtegdalje, që të zbutet a t’i shmangemi energjisë negative dhe të ndikojmë që të kultivohet fryma pozitive.
Jeta në viset rurale mund t’i ketë avantazhet e saj në këtë kohë pandemie, nëse tregohemi të kujdesshëm me rregullat dhe rekomandimet nga profesionistet shëndetësor dhe nëse plotësohen nevojat ekonomike dhe garantohen shërbimet e mjaftueshme shëndetësore, derisa në ato urbane, dendëshmëria e lagjeve, banimi në ndërtesat kolektive, mënyra e jetesës, e të tjera e vështirësojnë zbatueshmërinë e masave të ndërmarra.
Ndërsa, kur jemi te jeta në mjedisin urban, duhet menduar që për shkak të ndoshta edhe të një “kaosi urbanistik” nëpër qytete, do të duhej të jetë i nevojshëm konsultimi me sociologun e urbanizmit. Në shumicën e vendeve të zhvilluara në nivel global e kanë parë të nevojshme me ligj me marr vendim për konsultimin e sociologut të urbanizmit si pasoj e kaosit urbanistik të qyteteve, organizimi jo i mirë i komplekseve banesore, lagjeve, sidomos ata që jetojnë në banesa kolektive, kanë shumë mungesë të hapësirave banuese hapësira të gjelbëruara, hapësira për lojëra, parkingje, më shumë çerdhe, etj.
Sidoqoftë, ne duhet të veprojmë dhe kontribuojmë secili që këtë kohë pandemie, që ta tejkalojmë atë me sa më pak pasoja dhe regres në jetë, e t’i kthehemi normalitetit sa më parë që është e mundur duke i rikuperuar apo edhe eliminuar të gjitha negacionet e kohës së COVID-it.