DYLON

Policia: Qytetarët bashkëpunues me policinë në parandalimin e Covid-19

Policia: Qytetarët bashkëpunues me policinë në parandalimin e Covid-19
Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së diel, u.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla ka vizituar njësitet policore të cilat janë në patrullim dhe vëzhgim të zonave të shpallura karantinë, për shkak të zvogëlimit të përhapjes së mëtejme të virusit Covid-19.

Më këtë rast, zyrtarët policorë e njoftuan u.d. ministrin Sveçla për punët e përditshme dhe për angazhimet që kanë në kuadër të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në këto zona.

Ndërsa, z. Sveçla falënderoi zyrtarët policorë për gatishmërinë e lartë që po tregojnë për menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

EkoHigjiena

Gjatë bisedës së z. Svecla me zyrtarët policorë, u vlerësua mirëkuptimi i qytetarëve drejt respektimit të plotë të masave parandaluese dhe bashkëpunimit në udhëzimet që janë duke iu dhënë nga policia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.