Kryetari i Këshillit Qendror për Veprim Rinor (KQVR), Murat Murati dhe Sekretari i përgjithshëm i këtij këshilli Genc Berisha, nga data 21-23 Tetor 2013, do të qëndrojnë në Beograd ku do të marrin pjesë në konferencën rajonale “Together we grow”.
Kjo konferencë është organizuar nga Këshillit Rinor i Serbisë, me mbështetje të OSBE – Misioni në Serbi, me qëllim për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e këtyre strukturave rinore nëpërmjet shkëmbimit të praktikave të mira.
Konferenca do t’i dedikohet qëndrueshmërisë organizative dhe financiare të Këshillave Rinor, si dhe zhvillimin e rrjeteve rinore përmes bashkëpunimit rajonal. Aty po marrin pjesë Këshillet Kombëtare të Rinisë ( Serbia, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi), Këshilli Qëndror për Veprim Rinor nga Kosova dhe Iniciativa për themelimin e Këshillit Kombëtar Rinor nga Bosnja dhe Hercegovina. Përveç tyre, pjesë e konferencës do të jenë edhe akterë të tjerë relevant në sektorin e rinisë, duke përfshirë Ministrinë e Rinisë dhe Sporit, Forumi Rinor Europian, përfaqësues të misioneve në teren të OSBE-së dhe Shoqata Kombëtare të Punonjësve Rinor.transmeton ORAinfo.
Organizimi në Beograd është vazhdimësi e konferencës ”Pjesëmarrja e rinisë në politik-bërje përmes strukturave qendrore rinore”, të mbajtur në Prishtinë në korrik të vitit 2012, organizuar nga KQVR dhe OSBE – Misioni në Kosovë. Në fund të kësaj konference do të dilet me disa rekomandime për vazhdimin e bashkëpunimin rajonal të të rinjve edhe në të ardhmen.