(2L ONLINE) – Historia e ish luftëtarit të UÇK-së Hajredin Sejdiut nga Gjilani, i cili nuk iu dorëzohet as varfërisë, por lufton ashpër dhe me të, madje, duke qenë vizitor i rregullt i kontejnerëve ët hedhurinave, duke mbledhur kanaçe e metale për të mbijetuar, ka prekur jashtëzakonisht edhe të rinjtë rotarian që njihen si rotarakt e interakt.
Janë pikërisht interaktët e Prishtinës dhe rotaraktët e Gjilanit që nuk kanë hezituar fare, por menjëherë janë lëshuar në aksion. Pasi janë grumbulluar mjetet, dhe me to janë blerë gjërat ushqimore më elementare, si miell, vaj, krip, sheqer, makarona… e gjëra të tjera ushqimore, si dhe veshmbathje dhe iu janë dorëzuar familjes së ish luftëtarit të UÇK-së.
“Ndoshta kjo është simbolike, por është vullneti i neve të rinjve për të qenë human dhe për të ndihmuar njerëz në nevojë, e sidomos dikë që dikur u rreshtua në vargun e ushtarëve të lirisë”, i kanë thënë të rinjtë , kryefamiljarit Hajredin Sejdiut, i cili kishte hapi dyert e banesës së tij për të pritur këta të rinj, që ishin treguar zemër hapur për familjen e tij.
Sejdiu rrëfen për jetën e vështirë, por thotë se së paku tani për tani nuk e ka problem banimin, pasi është strehuar në këtë banesë që ndodhet në objektin kolektiv për banim social këtu në Gjilan.
Ai ka vlerësuar lartë vullnetin e këtyre të rinjve për ta ndihmuar familjen e tij me gjëra ushqimore. Por, thotë se nevojat e tija janë të mëdha dhe ajo që i duhet atij është një vend pune.
Të qenit luftëtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut e bënë atë edhe me modest. Ai thotë të ketë bërë vetëm atë që ia ka pas borxh atdheut, por tani në liri, dëshiron të jeton me dinjitet, me djersën e punës ës tij, një punë që nuk po e gjen dot, e për të cilën nuk po i ndihmo kush.
“Unë vetëm bëra detyrën time ndaj atdheut duke qenë luftëtar i UÇK-së, e tani në liri nuk kërkoi asgjë tjetër veçse punë. Dua me djersë të fitojë për familjen time, por kam nevojë për vend pune çfarëdo qoftë ajo”, thotë Sejdiu, për të shtuar se nuk i përton as grumbullimit të hekurishteve, por se thotë se nga kjo mezi mbijeton. Përveç sigurimit të ushqimit i duhen edhe barna për shoqen, por edhe për veten, sepse jeta e rëndë e ka lodhë edhe atë.
Sejdiu një ish ushtar i UÇK-së, e më pas edhe pjesëtar i TMK-së, ndihet krenar për këto periudha andaj thotë se nuk kërkon lëmoshë, por mundësi për të punuar dhe fituar vet bukën e gojës për të dhe familjen e tij. Ai thotë se e di që skamnorë është mbushur Kosova dhe nevojat janë të mëdha, por vlerëson se nuk e meriton ta kalojë jetën nëpër kontejnerë për hir të kontributit që ka dhënë, sado modest që ka qenë.
E, interaktët e Prishtinës dhe rotaraktët e Gjilanit shoqëroheshin edhe nga Fadil Ukiqi, rotarian i RC Prishtina Internacional, mentor i interaktët-ve prishtinas, si dhe rotarianët Zijadin Hasani dhe Muhamet Halili nga RC “Gjilani”, e të cilët i ka thënë Sejdiut se nuk do të harrojnë, por se do ta kenë përherë në mendje, kurdo që do të krijohen mundësitë për ta ndihmuar këtë familje, në forma të ndryshme, edhe në të ardhmen.
Përndryshe, edhe banorët e tjerë të kësaj ndërtese kolektive të banimit social, të cilët panë veprimin e të rinjve interakt e rotarakt, e vlerësuan si të qëlluar dhe thanë se puna e rotarianëve në përgjithësi është e njohur për ta, pasi ata kanë ndihmuar edhe më parë familjet që janë të strehuar në këtë ndërtesë kolektive.
E të rinjtë intreraktët prishtinas dhe rotaraktët gjilanas thanë se kanë ndjesi jashtëzakonisht të mirë për këtë aktivitet të tyre dhe e vlerësuan se kjo do të jetë shtysë e fuqishme që në vazhdimësi të bëjnë vepra të tilla, duke premtuar se nuk do të ndalen në ndihmë komunitetit. /2L ONLINE/