/2L ONLINE/ – Kenan Ahmeti, kryetari i të Rinjve të Nisma-s për Gjilanin, ka bërë me dije se në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, solidarizim me familjet në nevojë, Nisma e Rinisë për Gjilanin ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë.
“Me këtë aktivitet simbolik të të Rinjve të Nisma-s për Gjilanin kishim për qëllim që këtyre familjeve në këto ditë të ftohta të dhjetorit t’i ndihmojmë që sadopak të ua bëjnë më të lehtë pritjen e Vitit të Ri”, ka thënë Ahmeti. /2L ONLINE/