Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që Aleksandër Vulinin ta shpall person Non Grata. Në një komunikatë për medie ky forum ka thënë se solidarizohet dhe bashkëndjenë me vuajtjet, sakrificat dhe kujtimin e nënave shqiptare të cilat humbën më të dashurit e tyre në luftën e fundit.
“Serbia masakroi, vrau e dhunoi. U kryen krime gjenocidale nga forcat ushtarake, paramilitare dhe policore serbe si dhe nga regjimi e shteti serb. Përveç me tendencat provokuese e fyese ata nuk ngopen, tanimë edhe përmes institucioneve dhe zyrtarëve shtetëror deklarohet se shqiptarët nuk janë njerëz, e këto deklarata dhe natyra e tyre nuk është hera e parë që dëgjohen”, thuhet në komunikatë.