Njësia për Rini në Komunën e Gjilanit, për të tretën herë me radhë përfaqësohet me 4 të rinj të profileve të ndryshme, në trajnimet e Komisionit Evropian në programin Erasmus +.
Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini ka bërë me dije se Komuna e Gjilanit respektivisht Kosova e barabartë me të rinjtë nga “Finlanda, Spanja, Lituania,Kroacia,Shqipëria, Maqedonia”, në këtë trajnim, falë bashkëpunimit të shkëlqyer me organizatën “Ligo Lex Legis”, ku rinisë po I mundësohet përfitimi I njohurive në tema të ndryshme me ligjerues nga Evropa.
Sipas tij, trajnimi i cili po mbahet këtë radhë është me temë: “Development of the eLearning skills Introduction to Moodle LMS to youth ëork practitioners”, nga data 7 deri më 16 Mars në Serbi.
“Kryetari Lutfi Haziri prioritet kryesorë të qeverisjes ka rininë, ku në forma të ndryshme po ju jep hapësirë për të treguar kapacitetet si në vendimmarrje po ashtu edhe në organizimin e jetës rinore me aktivitete konkrete si “Debate, Trajnime, Sport, Rekreacion, Shfaqja teatrale nga vetë të rinjtë”etj. Gjilani është bërë kryeqendër e aktiviteteve rinore” ka thënë Mustafa.