Fshati Dobërçan tani më njihet një ndër fshatrat më të organizuara për shumë aktivitete në të cilat rinia e këtij fshati me angazhimin e tyre kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre të palodhshëm.
Këtë herë një grup i të rinjve në fokus të tyre kishin familjet me nevojë kështu që me iniciativën e këtij grupi të rinjsh ata treguan se Dobërçani përveç tjerash është vend solidar, zemërgjerë, human dhe vend i bamirësisë.
Në prag të festës së Fitër Bajramit, sikurse vite më parë, ky grup i të rinjve, edhe këtë vit, filluan aktivitetin që kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar disa familje në nevojë.
Kësaj nisme ju bashkuan edhe banorët dhe bizneset e fshatit.
Me mjetet e grumbulluara, janë ndihmuar shtatë familje nga ky fshat me pako ushqimore, veshmbathje dhe ndihma tjera financiare.
Organizatorët e aksionit shprehen shume të lumtur nga mirësia dhe vullneti i mirë që shoqëron banorët e këtij fshati në çdo iniciativë në dobi të shoqërisë.