Në prag të festës së Fitër Bajramit, një grup i të rinjve të Aleancës prë Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë.
Anëtarët e kryesisë së Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK) dega në Gjilan, Denis Ismaili, Yllka Syla, Behar Xhelili, së bashku me të rinjtë e tjerë, ndihmuan familjet skamnore qe sado pak të ndjehen të buzëqeshur e të kenë të mbushur sofrën e tyre në këtë ditë feste, duke shpresuar që të ketë sa më shumë iniciativa të ngjashme.