/2L ONLINE/ – Të rinjtë e Forumit të Rinisë së LDK-së Dega Gjilan, ndezin qirinj në shenjë solidarizimi me AleppoN! Qytet i cili është përgjakur nga gjaku i njerëzve të pafajshëm, nga gjaku i mijëra grave, burrave e fëmijëve.
“Në pamundësi që të bëjmë më shumë, e ndajmë dhimbjen e thellë nga shpirti, duke u lutur për të gjithë trupat e vrarë e të masakruar, të pushojnë të qetë në amshim. Dhe duke u lutur që ky regjim, kjo luftë e ashpër të pushojë!”, ka thënë Rina Ahmeti, Kryetarja e FRLDK-së Dega Gjilan. /2L ONLINE/