(2L ONLINE) – Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë sot në komunat e Anamoravës, autoritetet komunale përkatëse janë detyruar të ndryshojnë edhe agjendën e aktiviteteve të parapara për datën 1 Gusht. Kështu, derisa Gjilani e shtyu për një ditë Panairin Regjional – Gjilani 2014, të ekspozimit dhe shitjes së produkteve vendore, edhe në Komunën e Vitisë aktiviteti për Ditën e mërgimtarëve ka pësuar ndryshim, duke u zhvendosur në ambiente të mbyllura.
Komuna e Vitisë ka njoftuar qytetarët e saj se për shkak të ndryshimit të motit agjenda e paraparë për aktivitetet e 1 Gushtit ditës së Mërgimtarëve ka pësuar ndryshime dhe se koncerti i artistik që është i paraparë të filloj nga ora 16:30 e deri 20:00h nuk do të mbahet në sheshin e qytetit por do të mbahet brenda sallës së madhe të Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”
Gjithashtu edhe të gjithë aktivitetet e tjera do të mbahen në brendësi të shtëpisë së Kulturës. Ndërkaq në shenjë respekti për vdekjen e artistit vitias Shqipërim Hyseni nuk do të mbahet ekspozita e artit pamor në hollin e shtëpisë së kulturës. /2L ONLINE/