Afati kalimtar për FC Dritën ka nisur me të përfunduar stinori vjeshtor i kampionatit. Drejtuesit e klubit janë angazhuar për të kërkuar futbollistë që do të rrisin cilësinë e klubit dhe në bazë të kërkesave të trajnerit, Ardian Nuhiu.
Klubi gjilanas nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar të janarit, derisa synon që të afrojë në skuadër edhe një mbrojtës të krahut të djathtë.
Në anën tjetër, stërvitjet për stinorin pranveror pritet të fillojnë më 6 janar, gjersa do fillojnë me përgatitje në Gjilan, pastaj edhe jashtë vendit.
Drita do ta nis pranverën nga pozita e tretë e renditjes tabelare me të vetmin objektiv rikthimin e titullit kampion në Gjilan.
Në ndeshjen e parë të pranverës, Drita do të përballet me rivalin lokal Gjilanin.