Për shkak të punimeve të parapara në objektet elektroenergjetike, Elektrodistribucioni i Serbisë nga orët e para të mëngjesit të ditës së premte dhe të shtunë do të ndërpresë furnizimin me rrymë në rajonin e Komunës së Bujanocit.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie të cilin e përcjellë portali informativ Titulli.com, pjesë të qytetit dhe fshatra të kësaj komune nuk do të kenë energji elektrike gjatë orëve të para të ditës
“Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet elektroenergjetike, të premten, 28 gusht, pa energji elektrike do të mbesin qendra e Bujanocit, objektet tek parku i qytetit, tregu i gjelbër dhe varrezat si dhe në fshatrat Rakoc, Srpska Kuq dhe Banjë të Bujanocit, duke filluar nga ora 06:30 – 10:00”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, paralajmërim për ndërprerje të rrymës, Elektrodistribucioni i Serbisë ka lëshuar edhe për ditën e shtunë, 29 gusht, ku pa energji elektrike nga ora 08:00 – 11:00 do të mbesin: Zona industrial në Bujanoc dhe fshatrat Samolicë, Bilaç, Nesalcë, Letovicë, Levosovë, Bozhinjevc dhe Zhuzhelicë.