Sistemi imunitar luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit tonë nga çdo agjent i huaj,perfshire ketu dhe mbrojtjen nga coronavirusi. Për rritjen e sistemit imunitar, përpos higjienës së mirë, janë të domosdoshme një dietë e mirë, aktivitetet fizike, braktisja e duhanit dhe alkoolit, sikurse duhet të bëni një gjumë të mirë natën dhe ta menaxhoni si duhet stresin.
Shkruan: AJSHE LEKA
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të siguruar një imunitet sa më të fortë, është të fillojmë me zorrët – aty ku strehohet vërtet sistemi imunitar. Duke forcuar shëndetin e zorrëve, ne kemi shumë më pak gjasa të sëmuremi.
Në këtë rast marrja e probiotikëve përmes ushqimit, do të ishte e mirëseardhur. Probiotikët mund të nxisin në mënyrë shumë pozitive sistemin imunitar. Ushqimet që ofrojnë baktere të mira apo miqësore, të domosdoshme për aparatin tretës, janë ushqimet e fermentuara: kosi, turshitë e ndryshme, kefiri, lakra turshi, djathi i butë etj.
Shumica e probiotikëve duhet të mbahen në frigorifer, për të zgjatur afatin e tyre. Ushqimi i shëndetshëm luan një rol të madh në forcimin e sistemit imunitar dhe varet nga një përzierje e balancuar e vitaminave dhe mineraleve. Me disa përjashtime, është më mirë që të merrni vitaminat dhe mineralet te cilat nevojiten nga ushqimi juaj sesa në formë pilule.
Vitaminë C
Ekziston një lidhje e fortë e vitaminës C me sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokajtë dhe agrumet e tjera, domatet, spinaqi, brokoli, asparagët, papaja, kivi, frutat e malit, lakra e Brukselit, specat e verdhë dhe të kuq. Edhe luleshtrydhet janë gjithashtu burime të shkëlqyera. Në fakt, vitamina C gjendet në kaq shumë ushqime sa që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të marrin shtesa, përveç nëse mjeku e këshillon këtë.
Vitamina E
Ashtu si vitamina C, edhe vitamina E mund të jetë një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin tuaj të luftojë kundër infeksionit. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë, në veçanti në botën bimore: drithëra integrale, filizat e grurit, soja, lakra e kuqe, brokoli, perimet me gjethe të gjelbra, spinaqi, gruri integral, vezët dhe vajrat bimorë – janë burimet më të mira të vitaminës E. Mishi e përmban vetëm këtë vitaminë në sasi të pa konsiderueshme.
Gjendet edhe në disa fruta, si mani, kajsia, avokado dhe te bajamet e arrat. Në sasi të vogla gjendet edhe në produktet e qumështit. Vitamina B6 Kjo vitaminë e rëndësishme është pjesë e rreth 200 reaksioneve biokimike në trupin tuaj. Ushqimet e larta me vitaminë B6 përfshijnë: bananet, buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, patatet etj.
Vitamina A
Ka një efekt antioksidant që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar ndaj infeksionit. Burime të vitaminës A janë: vaji i peshkut, mëlçia, karota, perimet e gjelbra dhe të verdha me gjethe, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, gjalpi, frutat e verdha.
Vitamina D
Siç u përmend më sipër, është mirë që shumicën e vitaminave t`i merrni nga ushqimet, por vitamina D mund të jetë përjashtim nga kjo rregull. Burime të vitaminës D janë: mishi i peshkut dhe vaji, qumështi, vajrat, djathi, gjalpi, e verdha e vezës, kërpudhat, tharmi, mëlçia.
Vitamina D gjendet edhe në disa bimë: avokado, banane, kakao, filizat e grurit dhe ushqime të fortifikuara si qumësht, lëng portokalli dhe drithëra.
Me kombinimin e ushqimit me ndonjë shtesë të vitaminës D dhe ekspozimit në diell, mund të kënaqen nevojat ditore të organizmit për këtë vitaminë, por shumë njerëz e kanë të vështirë absorbimin e vitaminës D nga ushqimi, kështu që nëse keni një mangësi të vitaminës D, duhet të bisedoni me mjekun tuaj për shtesat që duhet t`i bëni me këtë vitaminë.
Folatet dhe acidi folik
Folatet janë forma natyrale dhe acidi folik është forma sintetike, shpesh e shtuar në ushqime për shkak të përfitimeve shëndetësore. Acidi folik dhe folatet janë vitamina të grupit B, të quajtura dhe si B9. Për të marrë më shumë folate, shtoni më shumë fasule, thjerrëza dhe bizele në menynë tuaj, në baza të rregullta, si dhe perimet jeshile me gjethe. Ju gjithashtu mund të merrni acid folik në ushqime të fortifikuara (kontrolloni etiketën) si buka, pasta, orizi, limoni, portokalli, banania, pjepri, mëlçia, patatet me lëvore, panxhari etj.
Hekuri
Përpos që është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur në jetë organizmin tonë, ai kujdeset dhe për rritjen e sistemit imunitar. Ushqimet që përmbajnë hekur janë: mëlçia, veshkat, zemra, frutat e thata, mishi i kuq, vezët, midhjet, perimet e gjelbra, fasulet, lakra, spinaqi, thjerrëzat, rrepkat, kajsia, pjeshkat, kumbullat etj. Seleni Seleni duket se ka një efekt të fuqishëm në sistemin imunitar.
Seleni
është elementi i vetëm metalik që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Ushqimet që përmbajnë selen janë: mishi, peshku, drithërat, perimet, domatet, lakrat, hudhrat, qepet, ushqimet e detit.
Zinku
Meqenëse ndihmon në formimin e limfociteve T, zinku luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Zinkun mund ta gjejmë tek mishi i viçit pa yndyrë, peshku, gaforret, arrat, drithërat, mishi i shpendëve, bananet, avokado, lulelakra, kastravecët, patatet, spinaqi dhe produktet e payndyrshme qumështore etj.
….
Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe