Nën organizimin e Zyrës për Informim Publik është mbajtur në Viti konferenca e rregullt për shtyp, ku zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur mbi parapërgatitjet që ka bërë kjo komunë në pritjen e fluksit të mërgimtarëve në veçanti në përforcimin e sektorit të gjendjes civile pasi që shumë qytetarë do të ju drejtohen gjatë këtyre muajve të verës sporteleve për të pajisur me dokumentacionet e nevojshme.
Aliu potencoi se kjo komunë ka bërë edhe përgatitjet e nevojshme në Njësitin e Zjarrfikësjës dhe Shpëtimit pasi që gjatë këtyre muajve në vazhdim janë më të shpeshta rastet e zjarrit.
Ai gjithashtu ka folur lidhur mbi akuzat e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje duke i cilësuar si të paqëndrueshëm dhe potencoi se Komuna e Vitisë ka marrë vlerësimin maksimal nga Zyra Kombëtare e Auditimit, dokumenti i të cilit i vlerëson lartë menaxhimin financiar në këtë komunë për vitin 2017 duke e cilësuar atë si të Pa modifikuar- pa theksim të çështjes.
Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe ka folur mbi parapërgatitjet që po bënë Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria që ai udhëheqë në bashkëpunim me drejtoritë dhe Zyrat e tjera lidhur me buxhetin komunal duke potencuar se kjo komunë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë këtij viti diskutimet publike për planifikim të buxhetit me qytetarët e saj.
Në këtë konferencë zv. Kryetari Aliu ka folur edhe lidhur me akuzat e LVV-së, Dega në Viti pas publikimit të Raportit të Auditorit për vitin 2017.
“ Dje kam dëgjuar një konferencën e shtypit nga subjekti politik LVV të cilët i kanë ngritur disa çështje lidhur me Raportin e Auditiorit të Jashtëm, të cilët i përgëzoj për punën dhe angazhimin e tyre që ndoshta po bëjnë përpjekje në aspektin opozitar duke bërë kinse kritika për ti ndihmuar kinse pushtetit në kryerjen e punëve. Megjithatë për hire të opinionit, aty janë thënë çështje të cilët edhe nuk qëndrojnë”, u shpreh Aliu.
Ai shtoi se pas auditimit të bërë për vitin 2017 del se Komuna e Vitisë ka marrë notën maksimale nga auditori i jashtëm dhe shtoj se kjo komunë me kryetarin Haliti është vlerësuar si i përgjegjshëm në shfrytëzimin e parasë publike.
Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim pos që ka folur lidhur me Raportin e Auditorit të Jashtëm foli edhe mbi procesin e parapërgatitjeve për hartimin e buxhetit komunal.
Ai shtoi se edhe gjatë këtij viti lista për investime kapitale do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e saj në diskutimet publike të cilët do të mbahen në lokalitet e ndryshme me qytetarë të kategorive të ndryshme.
Kurse gjatë kësaj konference gazetarët kanë parashtruar edhe pyetjet e tyre mbi çështjet e përgjithshme ndërkaq kjo konferencën është mbajtur nën kryesimin e Fatbardha Eminit, Zëdhënëse e Qeverisë Komunale e cili është edhe drejtoreshë për arsim në këtë komunë.