/2L ONLINE/ – Është mbajtur takimi me banorët e fshatrave Desivojcë dhe Shipashnicë që prej kohësh janë në hall me seperacionet që nxjerrin zhavor nga lumenjtë që kalojnë nëpër këto lokalitete. Megjithëse shumë herë i janë drejtuar pushtetit lokal dhe organeve qendrore, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit atje po vazhdon.
Përfaqësuesit e këtyre fshatrave i kanë paraqitur ankesat e tyre në një takim të tensionuar me përfaqësuesit e Prokurorisë, Gjykatës, Policisë, Ministrin së Planifikimit Hapësinor, Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale dhe Komunës së Kamenicës.
Prokuroria dhe Policia e Krimeve të Rënda kërkuan që kjo veprimtari të ndalohet tërësisht. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspektoriatit, Faton Jakupi njoftoi të pranishmit me gjendjen në terren dhe degradimin që po i bëhet mjedisit.
Organet kompetente kërkuan nga seperacionet që të pajisen me leje, në të kundërtën tha se do të merren masa në ndalimin e plotë të kësaj veprimtarie. /2L ONLINE/