Shkruan: Bekim Thaqi
Stabiliteti me rrymë elektrike është një front në vete dhe Qeveria & KEDS duhet gjetur një zgjidhje sa më parë. (Le të shërbejë kjo krizë energjetike si një mësim për të ardhmen).
Nëse dëshirojmë që me të vërtetë të shohim ndryshime për të mirë atëherë duhet bërë shumë edhe në frontet tjera si në drejtësi, arsim, siguri dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Qeveria duhet të bëjë plane se si do ti rregullojë gjithë këta sektorë dhe ti ikë improvizimeve sepse kur problemet shfaqen asnjë improvizim nuk është adekuat por nëse ke plan A, B, C atëherë mundesh me zgjidh problemin.
E që të ndodh kjo duhet krijuar grupe ekspertësh në mënyrë që të krijohen planet dhe skenarët se si të përballemi me këto sfida.
Zgjidhja e vetme sipas meje është krijimi i grupeve të ekspertëve për drejtësi , arsim, ekonomi, siguri dhe të cilët do të dilnin me plane dhe zgjidhje për secilën fushë dhe që mos të kemi vend as për ankesa, sabotazhe të mundshme apo për ndonjë arsye që bie ndesh me ligjin.
Një vend që ka plane dhe skenarë veprimi për zgjidhjen e problemeve asnjëherë nuk ankohet por i zbaton planet dhe zgjidh problemet.
Sfida me rrymën është vetëm një nga sfidat edhe më të forta që do e presin këtë vend nëse dëshirojmë që të krijojmë një vend stabil. /2LONLINE/