“Prite punën pa u ba se kur te bahet mos ba za” – / thënie e popullit/
Google classroom, Edmodo, Wikispace, WebQuest, Kahoot etj….. janë vetëm disa nga platformat online të të mësuarit.
Shkruan: Blerim SHERIFI
E vërtetë që kjo metoda e të mësuarit përmes platformës online është shumë e mirëpritur dhe e duhur, mirëpo para se të fillonte kjo praktikë unë si një mësues anglishte kam dyshime se a do të mund të “dhezte” te ne, e sidomos në ciklin e ulët dhe të mesëm e besa edhe në ciklin e lartë për shumë arsye, e sidomos të mësuarit virtual për nxënësit e shkollave publike.
Fillimisht do të kisha pyetur këta që po insistojnë, se sa kanë njohuri rreth të mësuarit virtual (online).
– A i dimë apo njohim kushtet financiare të nxënësve por edhe të mësimdhënësve tanë nëpër shtëpitë e tyre sidomos ata/ato në viset rurale?
– A e kanë arritur nxënësit tanë nivelin edukativo-disiplinor për të ndjekur mësim online?
– Sa i kemi të përgatitur prindërit për këtë mënyrë të të mësuarit( e që padyshim nevojitet edhe përkrahja e tyre)?
A ka bërë shteti ynë apo thënë të gjitha ministritë e arsimit të pasluftës diçka në këtë drejtim rreth të mësuarit online?
A i ka trajnuar Ministria jonë e arsimit mësimdhënësit tanë për të mësuarit online?
Sa i kemi mësimdhënësit të përgatitur e besa të trajnuar në të mësuarit online dhe se a janë ata të familjarizuar me këto platforma ( ka përjashtim këtu) ?
Si do të organizohet, nga kush do të monitorohet mësimdhënia online?
A do të ketë raportim nëpër DKA-të në baza ditore/ javore sa i përket pjesëmarrjes në këtë mënyrë të të mësuarit? etj.
-Mësimi virtual a do të përfshij të gjitha fushat e kurrikulës, lëndët dhe njësitë mësimore sidomos ato më kryesoret?
– Mësimi online a do të mund përdoren të gjitha llojet e teknologjisë Laptop, Smart phone, Pc etj?
– Mësimi online a do të jetë vetëm pjesa ligjërim apo edhe do të ketë interaktivitet, pyetje, ushtrime e detyra?
– Çfarë rreth mungesave të atyre që nuk do të marrin pjesë në këtë formë të të mësuarit, cilat do të jenë masat stimuluese/ndëshkuese?
Dhe krejt në fund, a do të bëhet sa për sy e faqe apo përnjëmend qëllimi do të jetë të moshumbja e interesimit për mësimnxënie/mësimdhënie?
Nuk po flas për shkollat private-ato janë tjetër mesele.
Blerim SHERIFI – MA Gjuhë Angleze