Kosova ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021, fillimisht nga Luksemburgu në udhëtim dhe më pas nga Britania e Madhe në shtëpi
Për këtë arsye, Federata e Basketbollit të Kosovës u ka bërë thirrje tifozëve të jenë në numër sa më të madh në palestër për t’i përkrahur “Dardanët” në ndeshjen e rëndësishme ndaj Luksemburgut cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021.
“Vetëm me tifozët tanë të flaktë do të mund t’ia dalim kundër Luksemburgut. Përkrahja e tifozëve është shumë e rëndësishme për këtë ndeshje të fundit të Kosovës në kuadër të parakualifikimeve për Kampionat Evropian. Ju presim të gjithëve të mërkurën nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë, Prishtinë. Kosova – Luksemburgu, 14 gusht (E mërkurë), ora 20:30, Pallati i Rinisë”, ka shkruar shtëpia e basketbollit kosovar.