Me qëllim të mbështetjes së Klubeve të futbollit “ Vitia” e “Vllaznia” si dhe të Klubit të Basketbollit “Vitia”, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me përfaqësues të këtyre klubeve me të cilën do të financohen këto klube të cilat kanë treguar rezultate të mira në sport.
Nënshkruhen memorandumet me të cilët do të mbështetën klubet e futbollit “ Vitia” e “Vllaznia” si dhe ai i basketbollit “ Vitia”.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se qeveria komunale e Vitisë, është e interesuar të mbështes këto klube sportive të cilët kanë treguar rezultate të mira duke përfaqësuar komunën e Vitisë.
Kurse Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani në emër të Departamentit të sportit falenderoi klubet për bashkëpunim dhe i përgëzoi për rezultatet e arritura.
Ajo ndër tjerash tha se gjatë këtij viti përveç klubeve të futbollit do të përkrahet edhe Klubi i Basketbollit “ Vitia” në mënyrë që të tre klubeve t’iu lehtësohet pjesëmarrja në ligën përkatëse.
Kurse Besim Halimi, kryetari i K.F “ Vllaznia”- Pozheran dhe Basri Mehmeti, kryetar i K.F “Vitia” Viti dhe Shasivar Rexhepi nga KB “ Vitia” falënderuan kryetarin e komunës, Sokol Haliti dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani për mbështetjen e vazhdueshme të cilët po i japin këtyre klubeve sportive.