Të martën, më datë 04.09.2018, prej orës 11:30, do të mbahet një tubim I qetë publik para Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ta zbatojnë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut siç kërkohet nga neni 53 i Kushtetutës së Kosovës, thuhet në njoftim.
“Demokracia dhe drejtësia nuk duhet të jenë përjashtuese, ato duhet sendërtuar mbi bazën e barazisë dhe pranueshmërisë për të gjithë qytetarët. Tani, më shumë se kurrë, është koha që institucionet tona dhe shoqëria të angazhohen mirëfilli që të ofrojnë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të komunitetit transgjinor”, thuhet në njoftim.