Fushat me presion të ulët atmosferik vazhdojnë ta kenë ndikimin edhe për sot e nesër. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vlerat e temperaturave minimale do të luhaten nga -6 gradë deri në -3gradë, ndërsa maksimalet e ditës nga -1 në 0 gradë celsius. Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe verilindjes.Të martën priten reshje të dobëta dhe ngritje të lehta të temperaturave, minimalet do t’u afrohen zeros, ndërsa maksimalet gjatë javës nuk do të kalojnë mbi 3 gradë.
-Dita e mërkurë do të jetë me vranësira të dendura të cilat të enjten kanë mundësi të sjellin reshje. E premtja dhe e shtuna do të jetë me reshje të dobëta, ndërsa të dielën prapë priten reshje të reja të një intensiteti më të shtuar. Era do të fryjë nga lindja dhe juglindja me shpejtësi te ndryshueshme.