Të martën, më 22 gusht 2017, në Gjilan do të fillojë faza e katërtë, e fundit, e dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.
Aksioni organizohet nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa realizohet në terren nga operatori ekonomik Agro Group ’Fauna”.
Nga bletarët kërkohet që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.
Përndryshe, deri më tani janë kryer tri faza të dezinsektimit, edhe atë më 16 qershor, më 8 korrik dhe me 1 gusht, edhe atë për nga katër ditë me radhë, dhe edhe kjo fazë, që nis me 22 gusht, do të zgjasë po ashtu katër ditë.
Dezinsektimi do të bëhet nga ora 20:00-24-00.