Të martën (29.09.2020) me fillim prej orës 10:00, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit në të cilat janë të parapara ato pika të rendit të ditës të rekomanduara nga Komiteti për Politikë dhe Financa.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
1. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhen Janar Qershor 2020
2. Projekt-propozimi i Buxhetit për vitin fiskal 2021 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2022-2023
3. Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2019
4. Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër (nga 1-15 vite) të pronave të paluajtshme të komunës.
5. Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlersëues të ofertave
6. Propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Nr.01-016-60476 të datës 30.05.2019
7. Propozim vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021
8. Kërkesë e Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për student të dalluar për vitin akademik 2019/2020
9. Propozim vendimi për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për student të dalluar
10. Kërkesë e Këshillit të fshatit Zhegër për emërtimin e Sheshit të fshatit (përball Shtëpisë së Kulturës dhe Shkollës së vjetër të fshatit) me emrin: “Qahil Agush Agushi”
11. Informatë-diskutim rreth fillimit të vitit të ri shkollorë
2.12.Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 29.09.2020 në ora 10:00. /2LONLINE.com/