/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në katër raste të ndryshme, që të gjitha në Komunë të Vitisë, policia a arrestuar katër të dyshuar, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat përkatëse.
Ja rastet:
Fshati Ramjan, Viti. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Fshati i Ri, Viti. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Fshati Kabash, Viti. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Rr. “Adem Jashari”, Viti. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/