DYLON

MFSK nënshkruan Plan bilateral me Kroacinë

Avatar photo Redaksia

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë do të nënshkruajnë plan bilateral për vitin 2015. Ky nënshkrim do të bëhet gjatë vizitës që do të bëjnë ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Që të dy janë ftuar nga ministri i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq për një vizitë dy ditore.

EkoHigjiena

Demolli dhe Rama do të priten me nderime të larta shtetërore, fillimisht në ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë, ku do të zhvillohet takimi me ministrin kroat, Ante Kotromanoviq.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se Demolli dhe Rama do të takohen edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq, kryetarin e Parlamentit, Josip Leko në Parlamentin kroat, dhe një varg vizitash në kazerma dhe ambiente ushtarake të Republikës së Kroacisë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e delegacionit të ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Republikën e Kroacisë, prej që ministri Haki Demolli dhe komandanti, gjeneral Rama kanë marrë drejtimin e ministrisë për FSK dhe FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.