Ministria e infrastrukturës (MI) ka bërë me dije se nesër (12.10.2020) Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, do ta vizitojnë Komunën e Vitisë në ora 10:30, ku do të priten nga kryetari, Sokol Haliti.
Po ashtu nesër (12.10.2020) Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehablitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan,
Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”. Ora 11:00, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në hyrje të komunës së Kllokotit, njofton MI. /2LONLINE.com/