Të hënën më 10 shkurt 2020, në ora 17.00, në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të veprimtarit të çështje kombëtare, Taip Zeka.
Ky tubim përkujtues organizohet nga Shoqëria Lëvizja. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, në nderim të, siç thuhet, “veprimtarit të heshtur që lidhte brezat çlirimtarë”, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, Taip Zeka i lindur më 1944 kishte ndërruar jetë më 2013. Ishte njëri nga veprimtarët të shquar të Lëvizjes Ilegale, ishte personaliteti më reprezentues i ilegales ndër ne. krahu i djathtë i të vëllait, Kadri Zeka, të vrarë në një atentat së bashku me vëllezërit Gërvalla në janar të viti 1982.
Taip Zeka me tërë qenien e tij u angazhua në gjithë veprimtarinë atdhetare, që për synim kishte lirinë dhe bashkimin kombëtar.
Për veprimtarinë e tij ai ishte arrestuar në vitin 1983 dhe mbajtur në burg deri në vitin 1989, I dënuar dhe keqtrajtuar rëndë, pas akuzave se ishte shpërndarësi kryesor i armëve, me qëllim të organizimit të shqiptarëve në luftën për liri dhe bashkimin kombëtar.
Pra të hënën, përkujtohet personaliteti që barti përpara frymën çlirimtare nga një gjeneratë në tjetrën, për sendërtimini e idealeve të figurave të shquara të kombit tonë, për liri e bashkim kombëtar.