(2L ONLINE) – Qytetarë të Gjilan, banorë në rrugën e quajtur “Rruga e Kumanovës”, janë në prag të revoltës si pasojë e dëshpërimit të thellë nga organet komunale! Ne vetëm se kemi shkruar për këtë problem një herë. Por, ja që për fat të keq duhet shkruhet prapë.
Po shkruajmë sepse, jo se ka patur ndonjë përmirësim por as interesim minimal për të zgjidhur problemet e shumta infrastrukturore që kanë banorët e rrugës së Kumanovës! Pas shkrimit tonë por edhe ankesave dhe peticioneve të njëpasnjëshme që kanë bërë banorët e kësaj rruge në organet kompetente edhe komunale dhe jo komunale, nuk është hetuar ndonjë përpjekje kujtdo çoftë për përmirësim apo rregullim të kushteve infrastrukturore në këtë rrugë.
Si ka mundësi që shteti, në këtë rast pushteti komunal, të mos rregulloj bile as të tentojë të merret me problemet jetike që ballafaqohen banorët e kësaj rruge që nuk është më larg se pesë minuta këmbë nga qendra.
Ndërkohë që këtyre njerëzve u kërkohet të kryejnë obligimet qytetare ndaj shtetit, shteti nuk ndërmerr asgjë për ta kryer obligimin e tij ndaj qytetarëve të saj.
Kanë kërkuar këta njerëz që t’u rregullohen problemet edhe nga legjislatura e kaluar komunale e udhëhequr në dy mandate nga Qemajl Mustafa që është gati një dekadë, por asgjë nuk është përmirësuar. Edhe pas premtimeve elektorale para zgjedhjeve të fundit komunale nga kandidati për kryetar komune Lutfi Haziri, tani në këtë post, se banorët e Gjilanit nuk do të kenë lloç para dhe në oborret e tyre si dhe si dhe nuk do të kenë probleme të tjera jetike infrastrukturore, këtu në këtë rrugë asgjë nuk po ndodhë.
Këtu në këtë rrugë banuesit përballen me gjëra që nuk do të ishte mirë të përballen aq më pak në një rreth që quhet,urban!Balta jo se na u hoq nga pranë shtëpive por ajo po na bartet edhe brenda oborreve të rregulluar e shtruar.
Dritaret e shtëpive nuk guxon kush të i hapë për ajrosje e freskim gjatë muajve verorë sa nga mushkonjat e shumta që futen brenda dhe mundë të bartin edhe sëmundje, aq edhe nga pluhuri i madh që ngrejnë automjetet e shumta që kalojnë rrugës së pa shtruar dhe voziten me shpejtësi të madhe nga persona të tillë që nuk qajnë kokën se çfarë pluhuri u shkaktojnë banorëve të kësaj rruge.
Edhe gjarpërinjtë nuk mungojnë në oborret e shpive të kësaj rruge! Këto janë disa shqetësime por ka të tjera që janë jetike për banorët e kësaj rruge. Aq, sa ka prej tyre që mendojnë të i shesin shtëpitë e tyre dhe veçse u kanë lënë ne dispozicion agjensive që merren me patundshmëri, për t’ua shitur.
Përveç pasigurisë dhe sjelljeve jo adekuate dhe jo civilizuese të disa banorëve të sjellur tashmë së fundmi në banesat e ashtuquajtura “sociale” që ka ndikuar për një opcion të tillë është edhe problemi i ujit do të thotë i shtypjes së dobët e që vështirëson në masë të madhe jetën e këtyre banorëve është edhe ai i energjisë elektrike dhe rrymës tejet të dobët të cilën as stabilizatorët nuk arrijnë ta bëjnë të shfrytëzueshme.
Këta banorë edhe pse kanë linjë elektrike dhe paguajnë faturat e shtrenjta si dhe tatimin shtetit lirisht mund të thonë se në shekullin 21 në të shumtën e kohës nuk kanë rrymë! Kjo energji elektrike me të cilën furnizohen shtëpitë e këtyre banorëve, lirisht mund të themi jo se ua lehtëson problemet por përkundrazi ua komplikon edhe më shumë.
Amviset shpesh nuk janë në gjendje të përgatisin ushqimin për familjet e tyre e as një bukë të gatuar shpie nuk janë në gjendje ta pjekin në furrat e shporeteve të tyre elektrik e që u ndodhë shpesh t’u prishen e tu ngelen të pa pjekura e si pasojë, të hidhen në bërllok.
Lavatriqet nuk punojnë, televizorët edhe këta të gjeneratës së re që njihen si energy efficient, nuk i qon rryma e as PC dhe pajisjet e tyre përcjellës edhe përkundër stabilizatorit.
Ka edhe një shitore aty e cila furnizon banorët për rreth. Pronari i së cilës mbanë familjen përmes këtij biznesi të vogël ka telashe të papërballueshme sidomos gjatè muajve verore për shkak të rrymës së dobët. Atij i është dashur të gjejë rrugë alternative për të shpëtuar biznesin e tija dhe për të mos u bërë edhe një rast social edhe më shumë !
“Na ka ardhur maje hunde kjo gjendje” thonë banorët e kësaj rruge. Po hyjmë në dekadën e dyte pas çlirimit e akoma po përballemi me probleme jetike që ndikojnë në standardin e jetës sonë.
Banorët këtu thonë se është koha e fundit që të u zgjidhen këto probleme ose do revoltohen dhe nuk do respektojnë përgjegjësitë qytetare që kanë.
“Shteti për të cilin kemi ëndërruar e sakrifikuar e ka për obligim të na e bëjë jetën më të lehtë tani se ashtu-ashtu e kemi patur të rëndë. Por nga ta s’kemi pritur ndonjë gjë të mire”, thonë banorët e këtushëm-por nga këta tanët presim një jetë dinjitoze.
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/