Për te ngrënë mire dhe te ndihemi ne forme nuk shërben domosdoshmërish te privoheni nga sheqernat, yndyrat dhe karbohidratet, ndonjëherë disa rregulla te vogla mjaftojnë për ti dhënë metabolizmit tone një modifikim radikal. Për fat te keq, për shpejtësi, pune, lodhje kemi adoptuar zakone te këqija te cilat përveç se i bëjnë keq fizikut tone por edhe mendjes, shume here pas një vakti ndihemi shume te fryre, te renduar, si pasoje kjo e vështirësisë se organizmit tone për te tretur atë qe normalisht konsumojmë. Por te ndryshosh ushqyerjen dhe stilin e jetës është mundur dhe e thjeshte, për te filluar, ja disa këshilla për te ndjekur pa shume sakrifica.
Zgjidhni cilësinë- Mjafte më me kuti, filloni te konsumoni ushqim te vërtet. Për me tepër është e rëndësishme te reduktoni marrjen e karbohidrateve te thjeshta si mielli i bardhe, sheqeri, mesa është studiuar, është vene re lidhja midis këtyre dy produkteve me diabetin e tipit 2.
Mos i kaloni vaktet- Te konsumoni te paktën tre vakte ne dite ne fund i garanton trupit energji konstante. Filloni gjithmonë me një mëngjes te shëndetshëm, mundësisht me baze fibrash dhe drithërash, edhe pse po ta evitoni do te provokonte rënie te sheqerit ne gjak para se te vij ora e drekës. Konsumoni tre vakte te ekuilibruara ne dite dhe evitoni qe organizmi juaj te ndjeje uri dhe te ngadalësojë metabolizmin.
Te ndiqni një diete te ekuilibruar- Përpiquni te kombinoni gjithmonë sasinë e proteinave (peshk, fara, bathe, arra), yndyrave (vaj ulliri), karbohidrate, perime dhe gjethe jeshile. Për me tepër kur te planifikoni një vakt vlerësoni gjithmonë nivelin e urisë ne mënyrë qe te mos rrezikoni te rendoni trupin nga sa është e nevojshme.
Te reduktoni laktinat- Pasi kemi kaluar fëmijërinë nuk kemi me nevoje te konsumojmë sasi qumështi, kështu qe limitohuni ne 3 filxhan qumësht ne dite duke preferuar atë me përmbajtje te ulet yndyrash. Zëvendësoni djathin me kosin dhe me produkte te tjera pa yndyre. Konsumoni sasi te mëdha perimesh dhe gjethesh jeshile, qefte te gatuara dhe te gjalla, fasule dhe peshk, te gjithë ushqime te pasur me kalcium.
Te konsumoni shume perime- Sipas nutricionisteve te ndryshëm çdo vakt duhet te shoqërohet me një pjate perime. Te ndryshme është fjala kyç. Preferoni perime te freskëta.
Te hani me vetëdije- Te përtypesh çdo kafshate ngadalë dhe duke u bazuar tek ngjyra, tek aroma dhe se fundi tek shija dhe konsistenca e ushqimit qe po konsumoni. Ngadalësoni ritmet e përtypjes, kështu do te ndjeheni me te ngopur.
Te mësoni te gatuani- Te hani shëndetshëm do te thotë te ndryshoni stilin tuaj te jetës dhe hapi i pare për te bere këtë është te mësoni te përgatitni vakte te mrekullueshme. Mësoni te frymëzoheni nga ushqimi dhe te bëni qe çdo vakt te jete një moment zbavitës eksperimentimi. Merrni ndonjë leksion gatimi nëse e ndjeni te nevojshme, tek e fundit asnjë nuk lind i mësuar.