/2L ONLINE/ – Fondi Humanitar për Malësinë e Bujanocit përmes një ko,munikate ka bërë të ditur se ideja për asfaltimin e rrugës Zarbicë-Muhoc asnjëherë nuk është ndërprerë edhe sa ishin banorët e fshatrave të Malësisë në shtëpitë e veta, por edhe pasi u dëbuan nga vendlindjet e tyre.
Një riaktualizim më i madh u bë në fillim të vitit 2014, dhe vazhdoi gjatë tërë vitit duke zhvilluar biseda me bashkatdhetarët e fshatrave: Zarbicë, Priboc, Suharrën, Novosellë, Ramabuqë, Qarr etj. si dhe me komunën e Bujanocit, përkatësisht me kryetarin e komunës Nagip Arifi, të cilët pa hezitim e kanë përkrahur.
Në takimet e shpeshta që janë zhvilluar me komunën Bujanocit është parë se, po qese participohet nga komuniteti me 30% komuna do të investojë 70 % dhe ajo rrugë do të asfaltohet pa asnjë dilemë. Dhe duke e pasur këtë premtim dhe përkrahjen e komunitetit u themelua edhe Këshilli për asfaltimin rrugës që u quajt Fondi Humantar për Malësinë e Bujanocit.
Ky fond u themelua, më 01. 01. 2015, ku u formuan edhe organet dhe grupet e caktuara punuese të Fondit Humanitar për Malësinë e Bujanocit. U zgjodh kryesuesi i Fondit, Mefail Limani, Kryesia Qendrore, grupi i Hapjes dhe Mbikëqyrjes së xhirollogarisë me kryesues Mefail Ramandani-hoxha i Malësisë, grupi i Lobimit dhe Kontaktimit me komunën dhe më gjerë, grupi i Informimit dhe grupi i Diasporës.
Menjëherë puna vazhdoi me konsolidimin e këshillave në Bujanoc, Zvicër, Gjermani, Austri, Francë Amerikë dhe është duke u punuar edhe për formimin e këshillave në shtetet tjera të Evropës, aty ku punojnë dhe jetojnë përkohësisht bashkatdhetarët tanë, si në Suedi e gjetiu. U hapën llogaritë rrjedhëse në Gjilan (Ll. rrjedhëse NLB-1702-0030-16524497), Bujanoc (Ll. Rrjedhëse- Banca Intesa-RS35-160-5430200715058-66) e Zvicër (Ll. Rrjedhëse- CH968069 1000 0066 5697 1 –Raiffeisen bank), ku me përkushtim të lartë filloi grumbullimi i mjeteve financiare.
Menjëherë pas hapjes së llogarive rrjedhëse, filluan të deponohen mjetet financiare nga bashkatdhetarët tanë pa hezitim nga të gjitha shtresat. Nga ata që janë duke punuar në diasporë, punëtorë administrativë, punëtorë krahu, pensionistë, e deri te ata që jetojnë edhe me ndihma sociale. Bashkatdhetarët tanë edhe njëherë treguan shpirtin humanitar, dashurinë ndaj vendlindjes së tyre dhe të parëve të tyre, ndaj varreve të baballarëve e gjyshërve të tyre e mbi të gjitha treguan atdhedashurinë për vendin e tyre, Treguan edhe interesimin e tyre për të zhvilluar biznese, tregtinë, zhvillimin e blegtorisë, bujqësisë, prodhimin e patates, grumbullimin e qumështit e përpunimit të prodhimeve të qumështit dhe të ekonomive tjera.
Këtu duhet theksuar, Këshillin për Zvicër, me kryesuesin Hasan Sherifi, i cili është ndër këshillat më të angazhuar deri më tani, sikurse edhe humaniteti i madh i bashkatdhetarëve tanë që janë duke punuar në këtë shtet. Dhe lirisht mund të themi se deri më tani, Zvicra është bërë hambari më i madh dhe më kryesor i grumbullimit të mjeteve financiare për asfaltimin rrugës Zarbicë –Muhoc.
Po ashtu, duhet të themi se, për asfaltimin rrugës janë duke dhënë mjete financiare edhe bashkëkombësit nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Struga, Kumanova, Bujanoci, Prishtina, Gjilani me fshatra, si dhe nga shtete tjera si Bosnja.
Në këto raste nuk mund të gjenden fjalë për t’i falënderuar të gjithë ata që hapën kuletat për realizimin e këtij projekti madhor për fshatrat e Malësisë së Bujanocit, sa humanitar, zhvillimor e mbi të gjitha kombëtar.
Për të gjithë ata kontribuues, po e themi një falënderimin me një fjali të shkurtër nga zemra: Ju faleminderit shumë.
Fondi Humanitar për
Malësinë e Bujanocit
Sektori për Informim